Telegrafi

Norik Uka: Çiftet po mashtrohen nga sponsorizimet e rrjeteve sociale për sesione fotografike

Fotografi i njohur, Norik Uka, gjatë vizitës në Dubai ka dhënë vlerësime maksimale për qytetin turistik.

Ai në Reload në RTV Dukagjini ka folur edhe për profesionin e tij prej fotografi dhe eksperiencat me nuset që do të martohen.

“Nuset vijnë të stresuara, është moment që mbetet në kujtime dhe kanë shumë ndjesi të përziera, kanë ndjesinë që po ndahen nga familja etj., dhe gjithë stresin e zbrazin tek unë”.

“Unë jam një palaço në vete dhe mundohem t’i disponoj së pari çiftet, pastaj të vazhdoj me sesionin e fotografimit”, ka deklaruar Uka.

Ai ka thënë se profesioni i fotografisë para së gjithash është pasion, por edhe profesion që do ushtrime.

“Fotografitë gjatë natës është shumë vështirë të shkrepen, nëse nuk je njohës i mirë i ditës. Me ushtrime dhe kalimin e kohës mësohesh”, ka theksuar ai.

Uka ka thënë se në Kosovë ka shumë fotografë që përmes sponsorizimeve në Facebook e Instagram po mashtrojnë çiftet.

“Përsërisin disa foto të mira që kanë shkrepur ndonjëherë dhe tjerat të gjitha i kanë të dobëta. Prandaj shumë çifte që fotografohen te këta fotografë, vitin tjetër vijnë përsëri të unë”, ka theksuar fotografi i njohur. /Telegrafi/

Intervistën me Norik Ukën mund ta ndiqni nga minuta e 40-të në videon e mëposhtme: