Telegrafi

Nora vazhdon të sjell imazhe të reja nga pushimet me nënën dhe vajzën e saj

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Këngëtarja Nora Istrefi kohëve të fundit është shndërruar në një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë.

Kjo për faktin se javën e kaluar ajo dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës shumëvjeçare, dhe kjo u bë e ditur nga vet këngëtari përmes një postimi të publikuar në Instagram.

Pas gjithë kësaj, zeshkania ka zgjedhur t’i kalojë disa ditë pushimi në Turqi bashkë me nënën e saj dhe vajzën Renee.

Bukuroshja gjatë ditës së sotme (e enjte) ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ndërsa duket mjaft në formë dhe e lumtur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nora Istrefi

Me një palë bikini të kuqe dhe me flokët e valëzuara, 33-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Sakaq, në këto imazhe e njëjta ka marrë një numër të madh të komenteve, përfshirë edhe ato ndaj ish-bashkëshortit. /Telegrafi/