Këngëtarja Nora Istrefi kohëve të fundit është shndërruar në një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë.
Kjo për faktin se javën e kaluar ajo dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës shumëvjeçare, dhe kjo u bë e ditur nga vet këngëtari përmes një postimi të publikuar në Instagram.
Pas gjithë kësaj, zeshkania ka zgjedhur t’i kalojë disa ditë pushimi në Turqi bashkë me nënën e saj dhe vajzën Renee.
Bukuroshja gjatë ditës së sotme (e enjte) ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ndërsa duket mjaft në formë dhe e lumtur.
Me një palë bikini të kuqe dhe me flokët e valëzuara, 33-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Sakaq, në këto imazhe e njëjta ka marrë një numër të madh të komenteve, përfshirë edhe ato ndaj ish-bashkëshortit. /Telegrafi/