Telegrafi

Nora udhëton jashtë vendit me të bijën, Roberti vazhdon me koncerte

Ata kanë qenë gjatë javës së kaluar çifti më i përfolur i shoubizit shqiptar dhe më gjerë.

Bëhet fjalë për Nora Istrefin dhe Robert Berishën, të cilët i kanë dhënë fund martesës së tyre disavjeçare, ku kanë një vajzë të përbashkët me emrin Renee.

Këngëtari përmes llogarisë personale në Instagram ka konfirmuar ndarjen prej bukuroshes, por mesazhin e kishte fshirë më pas duke mos dhënë ndonjë shpjegim.

Edhe pse kishte një dozë shprese se dyshja do të bashkohen pasi e fshiu mesazhin, duket se kjo do të ndodhë pasi që zeshkania tashmë nuk është në Kosovë dhe ka udhëtuar jashtë vendit vetëm me vajzën.

Gjersa Roberti përmes rrjeteve sociale ka zbuluar datat e reja të koncerteve që do t’i mbajë në ditët në vijim në Kosovë.

Ndryshe, Nora dhe Roberti janë duke pubuar në këngë të reja që do t’i sjellin gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/