Site icon Telegrafi

Nora si këngëtarja serbe (Foto)

Nora Istrefi së fundmi është kthyer në bionde duke ardhur ndryshe në klipin e saj të fundit.

Në një nga paraqitjet e fundit të saj në një koncert ajo u shfaq me flokë të bardha të gjata dhe një kapelë në kokë dhe madje u përfol se i mori paruken Erës, transmeton Telegrafi.

Por pamja e saj na kujton më shumë këngëtaren serbe Jelena Karleusa, e cila prej kohësh mban një stil të tillë të flokëve dhe kapelet e zeza janë të preferuarat e saj.

Jelena njihet si një femër me mjaft stil, e cila është inspirim për shumë femra dhe kjo nuk është hera e parë që pamja e këngëtareve shqiptare ngjason me atë, madje ajo kohë më parë ka akuzuar edhe Kim Kardashian për kopjim./Telegrafi/.

Exit mobile version