Vetëm pak ditë pasi publikoi projektin e saj më të ri të titulluar “Sa t’kom dasht”, Nora Istrefi ka filluar realizimin e projektit të ri.
Këngëtarja e njohur i është përveshur punës për këngën e dytë për këtë vit, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka bërë të ditur Nurteel përmes profilit të tij në rrjetet sociale duke treguar se Nora dhe Masive Production kanë bashkuar forcat sërish dhe po punojnë një këngë të re së bashku.
Ndryshe “Sa t’kom dasht” megjithëse ka pak ditë që është publikuar ka arritur që t’i ofrohet tre milionshit të klikimeve./Telegrafi/.