Spekulimet në media për problemet në martesën e Nora Istrefit dhe Robert Berishës pritet të marrin fund, pasi këngëtarja ka publikuar disa fotografi, ku ka pozuar së bashku me burrin e saj.
Martesa e këngëtares me muzikantin është vënë në shënjestër të mediave rozë qe një kohë dhe pavarësisht deklaratave të Robertit se ata vazhdonin të ishin bashkë, skepticizmi ishte i pranishëm.
Porse, çifti u shfaq bashkë në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre, Renee.
“Robert Berisha, Renee”, shkruan Nora në përshkrim. /Telegrafi/