Këngëtarja Nora Istrefi është një nga këngëtaret me linjat trupore më të formuara.
Ajo është komplimentuar për këtë edhe pas lindjes së vajzës e që ka arritur të kthejë në forma të mrekullueshme përsëri trupin e saj.
Nora, gjithmonë kujdeset mjaft mirë për trupin e këtë më së shumti e arrin duke vizituar gjatë gjithë kohës fitnesin. Këngëtarja ka një mike të cilën ka dhe trajnere private e që i mundëson asaj që të shkëlqejë gjithmonë me trupin e saj që i kanë lakmi të gjitha vajzat.
Nora, linjat e saj i ka shpalosur mjaft mirë edhe në videoklipin e fundit e që është komentuar si një ndër femrat me trupin më fantastik në gjithë estradën e kjo gjë mund të vërehet dhe në një fotografi në të cilën Nora shihet duke ushtruar pjesën e kurrizit.