Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor, në bashkëpunim me reperin Gjiko.
Kënga do të mbajë titullin “Anna”, gjersa këto ditë janë kryer xhirimet e klipit.
Nora ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft tërheqëse e veshur në pantallona të kuqe dhe një bluzë të zezë të shkurtër.
Ajo mori komplimente të shumta për dukjen, e në veçanti linja trupore të cilave u kushton mjaft kujdes.
Istrefi ka pasur një vit të suksesshëm me disa projekte muzikore që kanë qenë kryesisht bashkëpunime, dhe janë pëlqyer nga publiku.
“Anna” duket të jetë bashkëpunimi i saj i fundit për këtë vit, njëherësh i dyti me reperin pejan, Gjiko pas bashkëpunimit të parë shumë të suksesshëm “Gabime”. /Telegrafi/