Telegrafi

Nora Istrefi vë në pah figurën e saj trupore në një fotografi përkrah Jehona Sopit

Nora Istrefi dhe Jehona Sopi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket se ka shoqëri mjaft të mirë me këngëtaren Jehona Sopi dhe këtë tashmë dyshja e kanë dëshmuar. 

Është vet artistja Istrefi ajo e cila ka ndarë një fotografi në rrjetin social, Instagram pranë Jehonës, në një nga paraqitjet e tyre të fundit së bashku.

E veshur me fustan të shkurtër dhe të zbuluar nga pjesa e gjoksit, Nora padyshim se tërhoqi gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

Për dallim nga Nora, Jehona zgjodhi një fustan më të gjatë të kuq, ndërsa duket mjaft atraktive me pamjen prej biondeje.

Kjo e fundit tanimë e ka paralajmëruar rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë dhe siç është bërë e ditur ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të saj të ri.

Lexo po ashtu Jehona Sopi po i rikthehet muzikës

Ndërkohë, këngëtarja Istrefi po ashtu po punon në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i lansojë gjatë ditëve në vijim.

Ajo këtë kohë ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë, për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Robert Berisha, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Renee.

Të njëjtit i dhanë fund lidhjes shumëvjeçare muaj më parë, teksa tani po vazhdojnë të jenë mjaft të angazhuar në karrierën e tyre muzikore. /Telegrafi/