Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket se ka shoqëri mjaft të mirë me këngëtaren Jehona Sopi dhe këtë tashmë dyshja e kanë dëshmuar.
Është vet artistja Istrefi ajo e cila ka ndarë një fotografi në rrjetin social, Instagram pranë Jehonës, në një nga paraqitjet e tyre të fundit së bashku.
E veshur me fustan të shkurtër dhe të zbuluar nga pjesa e gjoksit, Nora padyshim se tërhoqi gjithë vëmendjen e të pranishmëve.
Për dallim nga Nora, Jehona zgjodhi një fustan më të gjatë të kuq, ndërsa duket mjaft atraktive me pamjen prej biondeje.
Kjo e fundit tanimë e ka paralajmëruar rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë dhe siç është bërë e ditur ka përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të saj të ri.
Ndërkohë, këngëtarja Istrefi po ashtu po punon në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i lansojë gjatë ditëve në vijim.
Ajo këtë kohë ka qenë mjaft e komentuar në mediat rozë, për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Robert Berisha, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Renee.
Të njëjtit i dhanë fund lidhjes shumëvjeçare muaj më parë, teksa tani po vazhdojnë të jenë mjaft të angazhuar në karrierën e tyre muzikore. /Telegrafi/