Një nga të ftuarat e kësaj puntate në “Thumb”, në Top Channel, ishte edhe këngëtarja e njohur Nora Istrefi, e cila foli për marrëdhënien e saj me Erën, Robertin dhe Renen.
Fillimisht, Nora është pyetur nga Aulona dhe Fatma se si do ta vlerësonte veten sa i përket të qenit nënë.
“Një nënë shembullore”, është përgjigjur me humor këngëtarja kosovare.
Më pas ajo është pyetur lidhur me marrëdhënien e vajzës së vogël me tezen e saj, Erën.
“Rene Erën e ka idol [idhull]”, është përgjigjur Nora.
“Prej të gjitha këngëve që i kam vënë, të Robertit, të miat, të kolegëve, e di që nuk do ta besoni por këngët e Erës i pëlqejnë më shumë. Aq shumë i pëlqen kënga [BonBon] sa që ka kohë që e dëgjon dhe nuk i është mërzitur. Sa ta luaj këngën, ajo është: “Aaaaa…”. Lumturohet shumë dhe kënaqet”, theksoi ajo.