Telegrafi

Nora Istrefi thotë se nuk i ka vjedhur asnjëherë këngë Leonora Jakupit

“Sa t’kom dasht” është një nga këngët e Nora Istrefit që është pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Ky projekt u lansua saktësisht më 9 mars të vitit 2016, por për të artistja është akuzuar nga Leonora Jakupi.

Kjo e fundit e akuzoi se ia kishte vjedhur këngën dhe se theksoi se Nora duhej t’i kërkonte falje.

Foto: Screenshot/YouTube

Për këtë ka folur për herë të parë zeshkania, gjersa në emisionin “Më lër të flas” tha se nuk ishte kënga e saj dhe se nuk ka arsye për t’i kërkuar falje.

“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Po të ishte ndonjë këngë e Leonorës unë nuk do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën A e ke dit. Ajo këngë ka qenë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër e kam bërë vetë”, u shpreh autorja e hitit “Anna”.

Lexo po ashtu Nora Istrefi flet për ndarjen nga Robert Berisha: Ka qenë shumë e vështirë, ishim 14 vjet bashkë

“Ka qenë një këngë shumë personale e imja në atë kohë dhe e kam ndjerë edhe hala e du si këngë. Jam kundër raporteve negative sidomos ndaj femrave. Uroj që sa më shumë të shkojmë drejt feminizmit, sa më pak anti-feminizmit. Nuk e shoh të arsyeshme që të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë”, vazhdoi më tej ajo.

 

Duket se Nora dhe Leonora nuk ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën, madje as nuk ndiqen në rrjete sociale. /Telegrafi/