“Sa t’kom dasht” është një nga këngët e Nora Istrefit që është pëlqyer në masë të madhe nga publiku.
Ky projekt u lansua saktësisht më 9 mars të vitit 2016, por për të artistja është akuzuar nga Leonora Jakupi.
Kjo e fundit e akuzoi se ia kishte vjedhur këngën dhe se theksoi se Nora duhej t’i kërkonte falje.
Për këtë ka folur për herë të parë zeshkania, gjersa në emisionin “Më lër të flas” tha se nuk ishte kënga e saj dhe se nuk ka arsye për t’i kërkuar falje.
“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Po të ishte ndonjë këngë e Leonorës unë nuk do ta bëja kurrë. Bëhet fjalë për këngën A e ke dit. Ajo këngë ka qenë e Flori Mumajesit. Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër e kam bërë vetë”, u shpreh autorja e hitit “Anna”.
“Ka qenë një këngë shumë personale e imja në atë kohë dhe e kam ndjerë edhe hala e du si këngë. Jam kundër raporteve negative sidomos ndaj femrave. Uroj që sa më shumë të shkojmë drejt feminizmit, sa më pak anti-feminizmit. Nuk e shoh të arsyeshme që të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë”, vazhdoi më tej ajo.
Duket se Nora dhe Leonora nuk ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën, madje as nuk ndiqen në rrjete sociale. /Telegrafi/