Nora Istrefi pritet të publikojë projektin e ri të saj të titulluar “Tymi i Dashnisë”.
Ishte konfirmuar titulli i këngës, për atë që besohet se do të jetë një hit i radhës i saj për këtë verë.
Por, projektin ajo nuk do ta publikojë e vetmuar, por në një duet.
Dhe pikërisht është top këngëtari i momentit, Irkenc Hyka që i është bashkuar Norës në këtë krijim të ri muzikor.
“Tymi i Dashnisë” pikërisht është punuar nga vet Irkenci në studion e tij në Tiranë.
Klipi është në fazën e xhirimeve dhe kënga pritet të publikohet shumë shpejt.
Nora Istrefi pati një prej verave më të suksesshme në karrierën e saj me hite të mëdha të realizuara. /Telegrafi/