Telegrafi

Nora Istrefi surprizon Erën për ditëlindje, motrat rrëmbejnë vëmendje me dukjen ekstravagante

Këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 26-të.

Megjithatë, mbrëmë i është organizuar një festë e veçantë nga motra e saj e madhe, Nora Istrefi.

Kjo e fundit ka zgjedhur shtëpinë e saj luksoze për t’ia festuar ditëlindjen Erës me një organizim e dekor unik.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

“Parti surprizë nga Renee për ditëlindjen e tezes së saj që e do shumë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Era Istrefi feston ditëlindjen e 26-të me shampanjë

Në fotografitë që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, Era dhe Nora rrëmbejnë vëmendje të madhe me dukjen e tyre ekstravagante.

Në pamjet e publikuara, Nora është përkujdesur për çdo detaj dhe e gjitha është në rozë.

Motrat Istrefi ruajnë raporte mjaft të mira me njëra-tjetrën dhe kjo tanimë është dëshmuar në çdo paraqitje të tyre. /Telegrafi/