Telegrafi

Nora Istrefi shpenzoi afro 3000 euro për dukjen e saj në dasmën e Gjikos dhe Elitës

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Të premten, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi i dhanë fund beqarisë.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në ceremoni me shumë të ftuar, ndërsa morën vëmendjen e të gjitha mediave.

Në dasmë nuk munguan shumë personazhe VIP, ndër ta edhe këngëtarë të njohur të estradës.

Lexo po ashtu Deklarata e parë e Gjikos pas martesës: Sapo vumë themelet e familjes sonë

Nora Istrefi ishte njëra ndër mysafiret e cila rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe atraktive në këtë mbrëmje.

E veshur në një fustan të kuq, Nora dukej mahnitëse, teksa duket se për këtë veshje ka shpenzuar mjaft.

Faqja “What they wearin” ka publikuar në Instagram shifrat që Nora ka harxhuar për dukjen e saj atë natë.

Më shumë vëmendje nga të gjitha, ka rrëmbyer çanta e saj e markës “Saint laurent”, e cila kap shifrën e 1.450 eurove, ndërsa taket e saj të markës “Giuseppe Zanotti”, kanë kushtuar rreth 865 euro.

Duke përfshirë edhe fustanin, grimin dhe flokët, për dukjen e saj vetëm për këtë natë, këngëtarja Istrefi duket se ka shpenzuar në vlerën afro 300 euro. /Telegrafi/