Site icon Telegrafi

Nora Istrefi shkëlqen në fotosesion e fundit (Foto)

Nora Istrefi shquhet për hitet e sjella ndër vite dhe paraqitjet publike.

Këngëtarja gjithmonë e shohim të veshur bukur, e cila gjë merr vëmendjen edhe të mediave rozë shqiptare.

Së fundi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të realizuar nga fotografi i njohur, Artan Korenica.

“Përshëndetje shtatori”, ka shkruar këngëtarja në anglisht krahas Imazhit teksa shihet e ulur në shkallë me një fustan të shkurtër dhe të bukur.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri muzikor, apo një fotosesion i momentit.

Ndryshe, Nora solli në bashkëpunim me Gjikon këngën “Gabime”, i cili deri më tani është shikuar mbi 13 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version