Site icon Telegrafi

Nora Istrefi së shpejti sjell “tymin e dashnisë”

Nora Istrefi vitin e kaluar solli në bashkëpunim me Gjikon këngën “Gabime”, i cili ishte edhe hit veror.

Por, që prej verës së kaluar më këngëtaren shqiptare nuk e kemi parë me ndonjë projekt të ri muzikor.

Bukuroshja shqiptare ishte bërë temë e medieve rozë herë pas here me jetën private dhe imazhet që i sillte në rrjetet sociale.

 

E tani duket se i ka ardhur radha sërish që Nora të sjell një këngë të re për tregun muzikor shqiptar.

Istrefi përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar se kënga e re do të titullohet “Tymi i dashnisë”, e cila pritet të dal se shpejti.

Këtë paralajmërim e ka bërë përmes një videoje të veshur në të bardha e që si zakonisht duket shumë seksi.

Ndryshe, nëna e një fëmije pritet që mos të ndalet me kaq dhe të publikoj këngë të reja para fansave të zjarrtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version