Këngëtarja e estradës shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.
Në atë Instagram ajo numëron mbi 900 mijë ndjekës, teksa nuk i kursen imazhet dhe videot e ndryshme, përfshirë edhe ato nga përditshmëria.
Këtë ditë, 33-vjeçarja ka ndarë me fansat disa fotografi pa makijazh, e cila tregon pamjen e saj natyrale.
Krahas dukjes, Nora vazhdon të jetë aktive edhe me projekte muzikore, e që të fundit këngë e lansoi para pak javësh.
Ajo bashkëpunoi me kompozitorin Irkenc Hyka dhe ky projekt në platformën YouTube ka kaluar mbi tre milionë klikime.
Përndryshe, Nora ka vite që është pjesë e skenës shqiptare dhe tashmë pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor të saj. /Telegrafi/