Telegrafi

Nora Istrefi po punon për këngën e re

Këngëtarja Nora Istrefi e cila ditë më parë solli këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, nuk e ka në plan ti jap vetes pushim.

Sipas burimeve të Telegrafit, bukuroshja e skenës sonë i është futur punës për të sjell risinë e radhës, një këngë tjetër në bashkëpunim.

Nuk është zbuluar se me kë është duke bashkëpunuar Nora në këtë këngë, ajo që tani për tani dihet është vetëm se ky projekt po punohet në Massive Production.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Nora Istrefit

Me këta të fundit theksojmë se Nora kishte punuan edhe për këngën ‘Sa t’kom dasht’, hit ky që e bëri këngëtaren më të përfolurën në kohën kur u publikua.

Gjersa sot këngëtarja tashmë duket se ka vendosur të bëjë një fotosesion të ri.

Lexo po ashtu Nora Istrefi vesh një bluzë sa për t'ia mbuluar gjoksin (Video)

Nora shihet të ketë veshur një bluzë ngjyrë ari, i cili duket se është sa për t’ia mbuluar gjoksin.

Kujtojmë se kënga e fundit ‘Hije’ka marrë mbi 4.3 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/