Telegrafi

Nora Istrefi organizon festë mikpritjeje për Geta Beqën, e uron për titullin e ri (Foto)

Ditë më parë, ‘bodybuilderja’ shqiptare Geta Beqa u shpall sërish kampione në “Bikini Wellness”, garat e bodybuildingut, të mbajtura në Barcelonë.

Ajo arriti të triumfojë në mesin e 33 vajzave nga e gjithë bota, të cilat ishin në garë.

Lexo po ashtu Një tjetër triumf! Geta Beqa e para në "Bikini Wellness" të Barcelonës (Foto/Video)

Geta tashmë është kthyer në Prishtinë, ku është duke vazhduar në mënyrë intensive stërvitjet në palestrën e saj.

E me të mbërritur në Prishtinë, njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës, njëherësh edhe kliente e rregullt e saj, Nora Istrefi, e ka pritur me tortë dhe verë, duke e uruar për titullin e ri.

Lexo po ashtu Nora Istrefi shfaq linjat atraktive në një veshje provokuese (Foto)

Nora ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, përmes ë cilave ka prezantuar momente nga festa e sotme e mikpritjes, e zhvilluar në palestrën sportive të kampiones Beqa.

“Kampionja ime, urime shoqe”, kanë qenë uratat e këngëtares, të cilat ia ka shprehur edhe në mbishkrimin e fotografive në Instagram. /Telegrafi/