Nora Istrefi është ndarë nga Robert Berisha në vitin 2019.
Ish-çifti i famshëm i shoubizit kanë qenë bashkë për 14 vite dhe kanë një vajzë të quajtur, Renee.
Këngëtarja shqiptare së fundmi në “Më lër të flas” ka folur për arsyet që çuan në ndarjen e tyre.
Ajo theksoi se ishin vitet më të lumtura të jetës me të, e ka vlerësuar në bazë të pamjes e po ashtu edhe për sensin e humorit që ka.
E pyetur nga vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo, nëse do të ketë një ribashkim, 36-vjeçarja nuk e përjashtoi mundësinë ndonëse nuk tha diçka definitive.
“Është rikthyer Donaldi me Borën kështu që pritni njëherë. Po e lëmë njëherë me juve”, shtoi ajo.
Ndarja nga Roberti gjithashtu vuri në pah se ka qenë një situatë shumë e vështirë edhe për vajzën e tyre.
Pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një ribashkim nga Nora e Roberti. /Telegrafi/