Site icon Telegrafi

Nora Istrefi nis xhirimet e klipit të ri (Foto)

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi pas suksesit të padiskutueshëm të këngës “Majëm”, shumë shpejt vjen me projektin e saj më të ri, njëkohësisht të parin për vitin 2017.

Versioni audio i këngës ka përfunduar, gjersa sot (e premte) Nora ka realizuar edhe xhirimet e klipit, të cilat i ka bërë në qytetin e Shkupit.

Lexo po ashtu Nora nis studimet e magjistraturës në një universitet privat

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në SnapChat, ku ka ndarë me fansat disa imazhe nga xhirimet, duke u dhënë pak atyre idenë se si do të duket ajo në klipin e ri.

Kështu do të duket Nora në klipin e ri. Foto nga SnapChat.

Edhe kësaj here Nora do të shfaqet plot me stil dhe e kuruar deri në detaje, pasi për dukjen janë kujdesur një staf profesional.

Ky projekt është bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu dhe pritet të publikohet brenda dy jave. /Telegrafi/

Exit mobile version