Nora Istrefi është në finalizim e sipër të një projekti të ri muzikor.
Zeshkania tashmë dihet se është duke realizuar një këngë të re, por kësaj radhe ka bashkëpunuar me Skerdi Agon.
Merret vesh videoja e këngës së re të dyshes është duke u xhiruar në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Me këtë rast, bukuroshja ka sjell edhe një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa duket mjaft e bukur.
Ajo ka zgjedhur të vesh një fustan ngjyrë vjollce në këtë video, duke i ekspozuar këmbët seksi.
“Së shpejti”, ka shkruar shkurt Istrefi në rrjetet sociale duke mos dhënë më tepër detaje.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Norës pasi ka paralajmëruar edhe disa të tilla gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/