Ndoshta mund të duket e çuditshme, por emri i këngëtares Nora Istrefi figuron në listën e kandidatëve të pranuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2016/17.
Këngëtarja kishte përfunduar vite më parë Fakultetin e dizajnit dhe modës në Prishtinë, gjersa shkollimin e mesëm në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova në Prishtinë”.
Nuk dihet ende nëse është vërtetë këngëtarja, emri i së cilës ndodhet në listë, mirëpo të dhënat që përputhen janë shumë të sakta, pasi edhe emri i babait është i njejtë me emrin e të ndjerit, Nezir Istrefaj.
Poashtu në të dhëna figuron edhe mbiemri i vjetër “Istrefaj”, për të cilin vetë këngëtarja është deklaruar se kanë qenë gabimet e regjimit serb, të cilët kanë shkruar gabimisht në dokumenta dhe tani mbiemri i tyre figuron “Istrefi”.
Në qoftë se është kështu, atëherë Nora ka qenë një nga kandidatet me rezultatet më të mira, pasi ka dalë e dyta në listën e studentëve të pranuar. /Telegrafi/