Telegrafi

Nora Istrefi e mllefosur, ofendon gazetarët

Nora ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të demantuar lajmin i cili doli në media, kinse ajo e kishte quajtur Rita Orën qesharake.

“Ju gazetarët e shpifur definitivisht keni lujt..s’di çka është duke ua nxënë rrugën NORA kaq shumë?! Ky ishte kulmi..Rita përveç se është një kangtare fantastike, është edhe krenaria e kombit tonë”, ka shkruar Nora në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Nora besohet se së shpejti do të lansojë këngën e saj të re, me një videoklip të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/