Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para stacionit policor në Prishtinë, për protestën e thirrur nga shoqëria civile nën moton “Përdhunuesit në burg”, pas rastit të abuzimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi.
Kësaj proteste i janë bashku edhe shumë prej figurave publike, të cilët kanë reaguar lidhur me rastin e paprecedentë të përdhunimit të gjashtëmbëdhjetëvjeçares nga Drenasi.
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka qenë njëra ndër to, e cila si rrallë herë ka reaguar për këtë çështje, përmes një shkrimi të bërë në InstaStory.
Ajo ka publikuar një video nga vetura e saj, teksa në radio dëgjoheshin zërat nga protesta.
“Përpara serbët dhunonin femrat shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka ardhur”, ka shkruar Istrefi në InstaStory.
Duket se si një nënë e një vajze, Nora është prekur thellësisht nga kjo ngjarje, e cila ka shqetësuar mbarë Kosovën.
Ndërkohë, protestën e kanë mbështetur edhe këngëtaret tjera të njohura si: Eliza Hoxha, Gresa Behluli etj.
Protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë, Rashit Qalaj dhe futjen në burg të personave që kanë kryer vepër penale. /Telegrafi/