Telegrafi

Nora Istrefi me bluzë transparente në rrugë (Foto)

Ajo njihet si një ndër femrat më me stil të estradës muzikore shqiptare.

E vetëdijshme për këtë, Nora Istrefi nuk ngurron të merr poza joshëse edhe në rrugë.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, e cila duket shumë bukur dhe femër klasi.

Në fakt, këngëtarja shqiptare ka mahnitur me linjat seksi teksa ka marrë poza para fotografit të mirënjohur, Artan Korenica.

Istrefi duket me të vërtetë mahnitëse me një bluzë të zezë transparente dhe një palë pantallona ngjyrë krem.

Ndryshe, projekti i fundit që e ka sjell në bashkëpunim me Gjikon, “Gabime” është shikuar deri më tani mbi 15.4 milionë herë në YuoTube.

Vlen të theksohet se Nora është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/