Site icon Telegrafi

Nora Istrefi bëhet biondinë

Nora Istrefin jemi mësuar ta shohim me flokë ngjyrë të errëta, ku ka marr edhe komplimente të shumta.

Këngëtarja shqiptare ka vendosur duket se të bëjë disa ndryshime sa i përket ngjyrës së flokëve duke i ndryshuar.

Bukuroshja jonë së fundi u shfaq me një pamje më të re, më të freskët duke u shndërrua në një biondinë.

Ajo ka filmuar veten para pasqyrës teksa pret të përfundojë krehjen e flokëve, të cilat i ka bërë të bardha.

Artistja në këtë formë duket edhe më joshëse si më parë gjersa është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore.

Ndryshe, Nora gjithashtu po shfaqet edhe në disa koncerte muzikore anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version