Telegrafi

Nora Gjakova operohet në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Ditën e premte, me datë 26.08.2016, në orën  09:30, në Spitalin Amerikan në Prishtinë do të operohet xhudistia kosovare me famë botërore Nora Gjakova.

Operimin e Norës do ta realizoj Dr.Florin Ramadani – Ortoped në Spitalin Amerikan si dhe ekipi i Repartit të Ortopedisë së Spitalit.

Operimi dhe trajtimi i mëtutjeshëm sponsorizohet nga Spitali Amerikan, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Spitalit Amerikan.

Kujtojmë që problemet e gjurit të Norës ishin pikërisht faktorët kyç që e penalizuan xhudistin në arritjet e synimeve të saj në Rion e 2016-së, andaj për ta bërë ëndrrën e Norës realitet, njëjtë siç realizuam edhe ëndrrën e Majlindës, Spitali Amerikan është në gatishmëri të plotë të ofrojë ndihmën e nevojshme të shërbimeve shëndetësore.

Andaj ju ftojmë që të jenë prezentë në ambientet e Spitalit Amerikan në orën 09:30, me rastin e mbajtjes së konferencës të para operacionit, ku do të jenë prezentë Nora Gjakova, Driton Kuka, Dr. Florin Ramadani dhe ekipi përbërës i Repartit të Ortopedisë së Spitalit Amerikan.