Site icon Telegrafi

Nora Gjakova një fitore larg medaljes, kërkon të bronztën në repeisazh në Grand Slamin e Bakut

Xhudistja jonë, Nora Gjakova është afër të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Baku në Azerbajxhan.

Nora Gjakova e nisi ditën pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në të dytin e mposhte me ‘ippon’ xhudisten gjermane, Seija Bellhaus.

Me këtë fitore, xhudistja jonë u kualifikua në çerekfinale ku u ndeshe me britaniken, Lele Nairne, e cila e mposhti.

Megjithatë, asgjë nuk përfundoi këtu për kampionen olimpike, pasi ende është në garë për medalje në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pejania shkoi në repeisazh, duke e fituar ndeshjen e parë ndaj italianes Veronica Toniolo dhe tani është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë.

Në këtë ndeshje, Nora do të ndeshet me xhudisten belge, Mina Libeer. /Telegrafi/

Exit mobile version