Site icon Telegrafi

Nora Gjakova në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos në Tibilisi

Nora Gjakova ka vazhduar me paraqitje të mira në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi ka mposhtur gjermanen Paule Starke.

Gjakova e fitoi këtë duel me Waza-Ari për të kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tibilisit.

Nora Gjakova shënoi tri fitore deri më tani, derisa nëgjysmëfinale përballet me xhudisten kanadeze Jessica Klimkait. /Telegrafi/

Exit mobile version