Site icon Telegrafi

Nora Gjakova në gjysmëfinale të Grand Prix Tbilisi 2019

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova e ka nisur pozitivisht dhe me fitore Grad Prixin Tbilisi 2019 që po mbahet në Gjeorgji.

Nora Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore në ndeshjet e para për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogram.

Në çerekfinale, xhudistja pejane mposhti vendasen gjeorgjiane, Eperi Lipertaliani.

Në anën tjetër, në gjysmëfinale, Nora do ta ndeshet me xhudisten holandeze, Sanne Verhagen. /Telegrafi/  

Exit mobile version