Xhudistet tona po vazhdojnë me sukses të shfaqen në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Xhudsitja Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet për në finale të garave deri në 57 kilogramë.
Garuesja ka mposhtur në gjysmëfinale kundërshtaren tuniziane, Gokhran Khelifin, ku triumfoi maestralisht me Ippon.
Ndërkohë, Gjakovës i kishin mjaftuar më pak se një minutë që ta mposhtë me Ippon kroaten, Tena Sikiq.
Theksojmë se raundin e parë xhudistja e kishte kaluar pa luftë pasi që nuk kishte kundërshtare.
Ndryshe, edhe Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet për në finale të garës të kategorisë deri në 52 kilogram. /Telegrafi/