Site icon Telegrafi

Nora Gjakova në finale të Grand Prix në Antalias

Nora Gjakova ka arritur edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar.

Xhudistja kosovare është kualifikuar në finale të turneut Grand Prix të Antalias.

Pejania në gjysmëfinale mposhti mongolezen Tseregbaatar dhe kështu gjeti veten në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Majlinda Kelmendi nuk do të jetë e pranishme në këtë turne, por Kosova pritet të fitojë medalje në Turqi. /Telegrafi/

Exit mobile version