Telegrafi

Nora Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, në garë për medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova nuk ka pasur fat dhe është mposhtur në gjysmëfinale.

Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale nga xhudistja franceze, Priscilla Gnetoo në kategorinë deri në 57 kg.

Edhe pse është mposhtur, Gjakova megjithatë është në garë për një medalje.

Pejania do të luftojë për medaljen e bronztë dhe përballë do ta ketë xhudistën bullgare Ivelina Ilieva. /Telegrafi/