Xhudistja kosovare Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit.
Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani do të vazhdojë në repesazh.
Në repesazh Gjakova do ta kërkojë fitoren ndaj xhudistes spanjolle Cristina Cabana Perez.
Kujtojmë se Gjakova e kishte nisur mjaft mirë rrugëtimin në këtë turne, duke marrë fillimisht fitoren ndaj Rania Drid.
Në raundin e ardhshëm ajo dominoi sërish, këtë herë ndaj kraotes Iva Oberan, por që u ndal në çerekfinale ndaj Dannos./Telegrafi/