Nora Gjakova ka pësuar disfatë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Fillimisht, xhudistja jonë kishte marrë tre fitore në kategorinë e -57 kilogramëve, njërën pa luftë, duke kaluar në çerekfinale të garës.
Aty, Gjakova u përball me rusen Anastasiia Konkina, duke e mposhtur me Ippon, duke kaluar në gjysmëfinale për t’u takuar me nga Kanadaja, Jessica Klimkait.
Xhudistja kosovare nuk ia doli mjaft mirë, pasi u mposht nga kanadezja me Ippon.
Gjakova do të ketë shansin të luftojë për medaljen e bronztë . /Telegrafi/