Site icon Telegrafi

Nora Gjakova: Kam pritur ta fitoj medaljen e artë, por në sport ndodhin befasitë

Nora Gjakova ka folur pas fitimit të medaljes në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.  

Xhudistja pejane arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Nora ishte e pafat pasi në finale u mposht nga Daria Mezhetskaia e Rusisë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Lexo po ashtu Nora Gjakova e argjendtë në Lojërat e dyta Evropiane

“Në lojërat e kaluara e kam fituar medaljen e bronztë tani në këto lojëra medaljen e argjendtë. Kam pritur me të vërtetë ta fitojë medaljen e artë”, ka thënë fillimisht Nora Gjakova në intervistën për faqen e KOK-ut.

“Kam qenë shumë mirë e përgatitur, por ky është sporti dhe gjithmonë ndodhin befasi”.

Lexo po ashtu Përballja e plotë e Nora Gjakovës në finalen e Minskit

“Nuk e pata fokusin aq mirë sa është dashur me pas në finale, por prapë se prapë pasi jam e kënaqur përfundova në podium”.

“Nuk e di më duket jam ngutur pak më shumë. Është një xhudiste shumë e rrezikshme dhe është dashur në fillim të jem më e kujdesshme se minutat e fundit e kam parë që është lodhur shumë, por ishte shumë vonë dhe nuk kam mundur me kthye luftën”, përfundoi xhudistja jonë. /Telegrafi/

Exit mobile version