Xhudistja Nora Gjakova u shqua në përballje me polaken Anna Borowska.
Ajo bëri paraqitje fantastike dhe për 3 minuta e 50 sekonda ia tregoi vendin polakes, në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian.
Nora është kualifikuar në çerekfinale dhe do të ndeshet me Bekky Livesey nga Britania e Madhe.
Nora është në formë të mirë dhe synon gjysmëfinalen e madhe.