Telegrafi

Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo

Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Fillimisht, xhudistja jonë kaloi në çerekfinale me tri fitore, njërën pa luftë në kategorinë e -57 kilogramëve.

Më pas, Gjokva u takua me rusen Anastasiia Konkina, duke e mposhtur me Ippon.

Kjo fitore i jep motiv xhudistes tonë që të shpresojë për një medlaje të artë në Kampionatin Botëror.

Gjakona në finale do të përballet me xhudisten nga Kanadaja, Jessica Klimkait. /Telegrafi/