Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova nuk ka pasur fat në finale.
Pasi arriti deri në finale, Nora Gjakova është përballur me kampionët botërore Yoshida nga Japonia.
Në mastersin e Kinë, Gjakova nuk ka arritur të triumfojë në finale dhe kësisoj ka marrë medaljen e argjendtë.
Rrugëtimin deri në finale Gjakova e pati duke eliminuar Telma Monteiron, japonezen Tamoki si dhe kanadezën Climkait.
Kujtojmë që në raundin e parë është eliminuar nga ky masters Akil Gjakova, ndërsa Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë. /Telegrafi/