Telegrafi

Nora Gjakova humb në çerekfinale, e kërkon medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit

Nora Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Xhudisjta nga Kosova po merr pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Doha të Katarit.

Gjakova pësoi humbje nga xhudistja turke Hasret Bozkurt.

Përkundër disfatës, Nora vazhdon garimin me repesazh ku i duhen dy fitore për të fituar medaljen e bronztë. /Telegrafi/