Gjakova ka marrë pjesë në turneun ‘Grand Prix’, që është zhvilluar në Havana të Kubës.
Ajo ka arritur që ta zë vendin e tretë në këtë turne dhe kështu ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën.
Ky sukses i Norës i ka sjellë Kosovës edhe 120 pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike Rio 2016.
Suksesit të Norës iu ka gëzuar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka që ka qenë i pranishëm në Kubë. /Telegrafi/