Site icon Telegrafi

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistët kosovarë kanë korrur sukses edhe në Grand Slamin e Parisit, i cili po mbahet këto ditë.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka arritur të fitojë medaljen e bronztë.

Triumfi i Norës erdhi me ippon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora medaljen e bronztë arriti ta fitojë me anë të repesazhit duke mposhtur francezen Sarah Leonie Cysque.

Deri në këtë takim, xhudistja jonë erdhi pasi raundin e parë e kalojë pa ndeshje, ndërsa fitoi katër ndeshje tjera.

Vlen të theksohet se edhe xhudistja tjetër, Distria Krasniqi arriti të rrëmbej medalje në Paris.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

Pejania triumfojë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria fitoi medaljen e artë pasi mposhti në finale italianen Odetta Guiffreda.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version