Xhudistja e Kosovës, Nora Gjokova ka fituar medaljen e bronztë në garat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit.
Nora në kategorinë deri në 57 kilogram ka fituar dy luftëra e para: ndaj Leung të Kinës dhe Kionkina të Rusisë.
Megjithatë, xhudistja pejane u ndal në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në repesazh mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.
Në garën për medaljen e bronztë, Nora u takua me portugezen Telma Monteiro.
Xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme në këtë përballje duke arritur ta fitojë dhe të rrëmbej medaljen e bronztë.
Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para.
Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.
Krahas medaljes së bronztë, Nora fitoi edhe 700 pikë Olimpike në rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020. /Telegrafi/