Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e brzontë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Portugali.
Xhudistja nga Kosova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë, pas një paraqitje fantastike në këtë evropian.
Në luftë për vend të tretë në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani.
Nora e nisi ditën me fitore bindëse ndaj spanjolles Carla Ubasart Mascaro. Më pas e mposhti edhe më bindshëm rusen Daria Mezhetskaia.
E në gjysmëfinale, xhudistja pejane humbi nga portugezja me përvojë, Telma Monteiro.
Ndaj Lipartelianit, xhudistja pejane ishte bindëse. Realizoi hedhje për ‘Waza-ari’ e më pas edhe për ‘Ippon’.
Nora Gjakova ka fituar rregullisht medalje në kampionatet evropiane, pasi deri më tani ka katër të bronzta, një të argjendtë dhe një të artë. /Telegrafi/