Nora Gjakova ka mposhtur medalisten e artë Olimpike Rio 2016, brazilianen Rafaela Silva, për të fituar medaljen e artë në Grand Prizin e Tbilisit të Gjeorgjisë.
Kampionia evropiane triumfoi në finale ndaj Silvas, pas tri vërejtjeve të marra nga kundërshtarja e saj në shënim të artë, kategoria deri në 57 kilogramë.
Deri tek medalja e artë, Nora erdhi pas katër luftërave të fituara.
Sportistja më e mirë e vitit 2018 në Kosovë fitoi 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Për Norën është kjo medalja e parë e fituar këtë vit.
Në Tbilisi po merr pjesë edhe Loriana Kuka në kategorinë – 78 kilogramë, që do të garojë të dielën.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Norës dhe gjithë komunitetit të xhudos, në krye me mjeshtrin Driton Kuka. /Telegrafi/