Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi.
Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë.
Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.
Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kjo fitore shkon edhe në të mirë të ranglistës së Kosovës, pasi ajo ka fituar edhe 1 mijë pikë Olimpike.
Ndryshe, më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi. /Telegrafi/